Debate brenda Partisë / Ilir Meta kundër Monikës: Ti je peng i …

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 12:24

Debate brenda Partisë / Ilir Meta kundër Monikës: Ti je peng i …

Mbledhja e fundit e kryesisë së Partisë së Lirisë mbajtur dje në mbrëmje është shoqëruar me debate të forta mes Ilir Metës dhe grupit të vjetër të Monika Kryemadhit përfshi dhe vet Monikën, lidhur me aksionin e tyre politik. Mbledhja ka degraduar në tone të larta që dëgjoheshin deri në rrugë.

Kryemadhi në përpjekje për të frenuar daljet qesharake të Metës në publik, i ka thënë se ai duhet të shmang daljet publike se është i sëmurë, ndërsa Meta i është kthyer ashpër duke i thënë “Ti je peng i Dumanit” .

Është fjala për sekuestrimin e telefonave dhe dokumenteve të LSI që janë bërë nga SPAK dhe ku po hetohen raportet financiare dhe funksionimi I partisë. 

Meta po ashtu ka akuzuar Kryemadhin se me veshjet e shtrenjta që ekspozojnë kanë ndjellë SPAK në zyrat e LSI. 

Pas mbledhjes situate ka qenë aq e tensionuar sa koordinatori i ri i partisë, i thirrur nga Ilir Meta, Rexhep Balimi, ka tentuar të konfrontohet dhe fizikisht me grupin e Kryemadhit por i ka ndarë Haxhinasto. 

Tensionet brenda Partisë së Lirisë, vijnë pas ndryshimeve të forta që ka bërë Meta duke eliminuar gjithë grupin e vjetër të partisë së LSI dhe nga rritja e tensionit që po vjen nga hetimet e SPAK rreth Metës dhe Kryemadhit. SPAK ka sekuestruar telefonat e tyre si dhe dokumente në zyrat e PL.

Disa ditë më parë, Meta sajoi vjedhjen e serverit të partisë, për të relativizuar vërtetësinë e të dhënave që mund të ketë mbledhur SPAK. /TEMA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 12:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.