Aksidenti në Gostivar, njëri nga të aksidentuar është mjeku i njohur nga Gostivari

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 10 Qershor, 2024 09:17 Përditësuar

Aksidenti në Gostivar, njëri nga të aksidentuar është mjeku i njohur nga Gostivari

Në aksidentin e ndodhur rreth orës pesë të mëngjesit në hyrje të fshatit Turçan të madh, në makinën që ra në shtratin e lumit ka qenë mjeku i njohur nga Gostivari dhe ish drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi, njofton Flaka

Gjendja e tij shëndetësore, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Klinikat e Shkupit.

”Njëri pasagjer është transferuar urgjentisht në Klinikën e Shkupit. Pacienti ka pasur thyerrje fraturash por është jashtë rrezikut për jetë”, njoftoi për Flaka mjeku kujdestar në njësinë e urgiencës në Spitalin e Gostivarit.

Shoqëruesi i tij, ka kalaur me lëndime më të lehta trupore, por është mbajtur për mjekim të mëtejshëm në Spitalin e Gostivarit.

”Pasagjeri tjetër nuk ka lëndime të themsuara por ndjen dhimbje trupore dhe është mbajtur në Spital për ekzaminim dhe monitorim të gjendjes shëndetësore”, tha mjeku kujdestar.

Aksidenti ndodhi rreth ora pesë të mëngjesit, kur vetura e markës Mercedes devijoi nga rruga dhe ra në lumë.

Pas ekspertizës në terren nga ekipet përkatëse, makina me anë të karrotrecit u tërhoq nga vendi i aksidentit dhe rruga u vu sërish në qarkullim për automjetet. FlakaMedia

Lexo edhe:

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 10 Qershor, 2024 09:17 Përditësuar