Dua Lipa nderohet me një statujë prej dylli, me një nga veshjet skenike të turit “Future Nostalgia”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 12:42

Dua Lipa nderohet me një statujë prej dylli, me një nga veshjet skenike të turit “Future Nostalgia”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, u nderua së fundmi me një statujë prej dylli nga muzeu “Madame Tussauds Istanbul” në qytetin e Stambollit.

Në këtë skulpturë, artistja e hitit “Levitating” shihet me një nga veshjet skenike të tourit “Future Nostalgia”. Kjo veshje ikonike e saj, shoqëroi Dua Lipa-n në të gjitha koncertet ku promovoi albumin e saj tejet të suksesshëm.

Të gjithë adhuruesit e këtij arti, mund të vizitojnë muzeun për të parë skulpturën prej dylli të artistes së famshme. Muzeu “Madame Tussauds Istanbul” është një atraksion turistik që gjendet në Avenue Istiklal në Stamboll. Ndërkaq, rikujtojmë se së fundmi Dua Lipa ka reflektuar rreth mbështetjes për komunitetin LGBTQ+, duke i thënë Trixie Mattel se jeta është shumë më e këndshme me homoseksualët.

Fituesja e çmimeve ‘Grammy’ është gjatë gjithë kohës një aleate e zëshme e komunitetit LGBTQ+, duke kritikuar Katarin për shkak të regjistrit të të drejtave të njeriut në prag të Kampionatit Botëror në FIFA, në vitin 2022 dhe duke kritikuar artistin DaBaby, i cili kishte bërë komente homofobike për këngën e saj “Levitating”.

Në një intervistë u diskutua edhe miqësia e saj me artistin homoseksual Troye Sivan, ndërsa Mattel gjithashtu mori një moment për të reflektuar rreth mbështetjes nga fansat dhe miqtë ‘queer’. “Pra, je e rrethuar nga homoseksualët”,-filloi Mattel. “Në çfarë pike të jetës tënde e kuptove se duhet të pranosh se ‘meshkujt homoseksualë do të jenë rrotull teje përgjithmonë’?”.

Lipa u përgjigj: “Unë thjesht e dua këtë. Nuk ishte një çështje ‘pranimi’ , unë isha në mes të kësaj. Jeta është shumë më e këndshme me homoseksualët.”

Ndërkaq, fituesja e tri çmimeve Grammy zbuloi se albumi i saj i ri do të quhet “Radical Optimism” dhe do të jetë i disponueshëm për transmetim apo blerje nga data 3 maj. “Radical Optimism” ka tashmë dy këngë solo të publikuar: “Houdini” dhe “Training Season”, të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme. Albumi do të përmbajë gjithsej 11 këngë.

Top Channel

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 12:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.