Epistula e javës/ Celani për Szondin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 22:04

Epistula e javës/ Celani për Szondin

Péter Szondi (Budapest, 27 maj 1929 – Berlin, 9 nëntor 1971), ka qenë kritik letrar dhe filolog hungarez, me origjinë hebreje, i mbijetuar i Holokaustit. 

Paris, 29 nëntor 1960

I dashur Peter,

Ju falenderoj nga zemra! “Kreatur”, me të gjithë emrat e tij kaq të vërtetë, kaq të bukur, tash është pranë fletës dhe penës.

I k kalova tri ditë në Cyrih, qenë ditë të bukura: fola gjatë me Werner Weberin dhe Ingeborg Bachmannin, e pastaj, para se të nisesha, me Kurt Hirschfeldin. Artikulli i  Juaj tashmë e ka arritur efektin e tij.

Pak më parë fola në telefon me Herman Kasackun, i cili tash do t’Ju lutet ta fotokopjoni nga universiteti i Berlinit ekzemplarin e vëllimit vienez të poezive; të paça, bëj më shumë kopje, edhe një për Ju dhe një për universitetin. (Do të ishte e këshillueshme edhe letra e E. Jenes dhe të konservohet, ose t’u bashkëngjitet fotokopjeve të universitetit dhe akademisë së Darmstadtit). Ditëve në vijim d’ t’Jua nis një listë të gabimeve të shtypit.

Werner Weberi, pasi që i ka parë të gjitha, ka mbetur çile guri gojën.

E di, nga Jean, se kyfarë Abeli a Kaini ishte duke punuar në një disertacion doktorate mbi G. (Jean nga ana e saj e ka marrë vesh nga Schlockeri, i cili, siç e dini edhe Ju, vazhdon ta takojë qetësisht “zonjushën”.

I dashur Peter, Ju lutem të keni kujdes, mes të tjerash, se si ndryshojnë datat e shënuara nga CG përgjatë viteve. Ja një shembull: në parathënien e “Tr-kraut”, të vitit 1951, lexohet tekstualisht se G. nuk paska shkruar poezi në gjermanisht për pesëmbëdhjet vjet; vetëm në vitin 1948 paskan zënë të marrin jetë ca poezi të Tr-kt, megjithatë pjesa më e madhe gjatë ditëve të fundit. (është interesant të vihet re se në vitin 1953 ka dalë përsëri një vëllim postum, në të njëjtën kohë me Tr-kt, në të cilin në mënyrë domethënëse flitet mbi të gjitha për Lianeclaire, etj.

Neila, ose Nella, që lexohet të jetë “anagram i Liane” – një emër rilkean – Neïla, i dashur Peter, është fjalë hebraike që tregon lutjen e mbrëmjes dhe, e përkthyer, fundi dhe kthimi kah fundi…

Në vëllimin e Seghersit (1956) në bibliografi jepet Das goldene Tor (1948) si titull i librit (!)… Në edicionin rororo të M-Dammerungut figuron sërish një libër i G. me titullin “Traumgras” (1948) në Deutsche Bibliographie nuk gjendet një publikim i tillë në formë libri…

E tash, më 1960, lexohet në – përndryshe jo vetëm nga kjo pikëpamje instruktive – bibliografi se vargjet e para të Tr-kt qenkan shkruar qysh më 1941 (pra gjatë atyre pesëmbëdhjetë vjetëve jo gjermane)…

Jini mirë! Dhe qofshit i falenderuar dhe përshëndetur në mënyrën më të përzemërt nga i Juaji Paul

Marrë nga Paul Celan-Peter Szondi, “Tra l’orlo e l’oblio – Lettere 1959-1970”, Neri Pozza, 2023

Përkthimi: Gazeta Express

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 22:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.