Kush nga banorët e Big Brother VIP do të jetë pjesë e filmit të ri të Drilon Hoxhës?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 12:43

Kush nga banorët e Big Brother VIP do të jetë pjesë e filmit të ri të Drilon Hoxhës?

Drilon Hoxha, i ftuar në emisionin “Pardon My French” në një lidhjeje telefonike zbuloi më shumë rreth projektit të tij të fundit kinematografik titulluar “Guxim”, ku ai vjen si skenarist e regjisor në bashkëpunim me Top Channel Films.

Ai zbuloi disa detaje nga Premiera Absolute, e cila do të mbahet më datë 5 Prill në Cineplexx TEG, por edhe shumë të pathëna të tjera.

I pyetur edhe për fenomenin e edicionit të tretë të “Big Brother Albania VIP”, se cilën nga aktoret aty ai mund ta kishte në një nga filmat e tij të radhës, ai u përgjigj:

“Po unë mendoj që Eglën. Nuk e di, por po ta vini re që kur qëndron Egla ka një lloj drame brenda”, tha ai.

Ai u shpreh se filmi i tij i fundit do të jetë komedi, por nuk dihet nëse ajo do të jetë si personazh aty apo jo. Ndaj për ta mbyllur, Driloni tha: “Ju më thatë kë mendoni, nuk më thatë për kë rol t’i jap.”

Përsa i përket sinopsit të këtij filmi, bëhet fjalë për një histori e ndaluar dashurie do të shërbejë si fitili që ndez një luftë të pamëshirshme mes dy familjesh. Implikimi i një vajze të re me një kriminel të moshuar i cili fshihet pas petkut të biznesit medoemos do të ketë një çmim për tu paguar. Pasi bie në dashuri me një djalë të ri, xhelozia e sëmurë do e shtyjë “biznesmenin” të përdorë gjithë fuqinë e tij për të ndaluar çiftin.

Top Channel

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 12:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.