Mediat greke/ “Prespa” kontestohet në debatet parazgjedhore në RMV!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 12:11 Përditësuar

Mediat greke/ “Prespa” kontestohet në debatet parazgjedhore në RMV!

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut po ndiqen me vëmendje edhe në Greqinë fqinje. Sipas mediave greke, në debatet parazgjedhore kontestohet Marrëveshja e Prespës.

Gazeta greke “Katimerini” të enjten publikoi tekstin me titull “Marrëveshja e Prespës kontestohet në debatin parazgjedhor në RMV ku transmetohen mesazhet e liderit të opozitës Hristijan Mickoskit dhe liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, gjatë debatit televiziv në Kanal 5.

Mickoski në debat ka theksuar se nëse zgjidhet Kryeministër, vendin do ta quajë “Maqedoni” pa marrë parasysh Marrëveshjen e Prespës së vitit 2018, me të cilën u zgjidh kontesti me Greqinë për emrin.

“Katimerini” potencon se Dimitar Kovaçevski ka shfaqur shqetësime për shkak të refuzimit të Mickoskit ta përdorë emrin kushtetues të vendit.

Gazeta greke vlerëson se anketat e fundit favorizojnë VMRO-DPMNE-në për zgjedhjet parlamentare që përputhen me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku sipas “Katimerini” do të përballen Siljanovska dhe Pendarovski.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 12:11 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.