U shkund, por nuk u gjunjëzua! Përse tërmeti 7.4 në Tajvan la pas aq pak viktima

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 12:39 Përditësuar

U shkund, por nuk u gjunjëzua! Përse tërmeti 7.4 në Tajvan la pas aq pak viktima

Wu po përgatiste mëngjesin për klientët e hotelit të tij të vogël në kontenë Hualien të Tajvanit, kur toka nisi të lëkundje dhunshëm dhe mali pas ndërtesës, filloi të gjëmonte.

Nga frika se ndërtesa mund të shembej, ai i dërgoi me shpejtësi mysafirët në një vend të sigurt, thotë CNN. Por magnitudës mjaft të lartë të tërmetit më të fuqishëm në 25 vjet, godina e Wu-së pësoi shumë pak dëmtime. Kjo, sipas tij, i detyrohet përpjekjeve të vazhdueshme për ta bërë ishullin më rezistent ndaj tërmeteve. “Pas tërmetit të vitit 1999, qeveria e atëhershme kreu një rishikim rrënjësor të të gjithë kritereve të ndërtimit.

Sipas vendimeve të saj po ashtu godinat e ngritura në vijim duhet të përdornin që të gjitha teknologji të reja që i bëjnë ato më elastike ndaj tërmeteve,” thotë ai. Pesëmbëdhjetë vjet më parë, kur Wu filloi të ndërtonte bujtinë e tij dykatëshe pranë Tarokos – një park kombëtar i famshëm për kanionet e tij të pjerrëta- iu desh të merrte leje të posaçme pasi të vërtetonte qëndrueshmërinë ndaj lëkundjeve të dhunshme të tokës.

Ekspertët thonë se pikërisht këto ndryshime e kanë ndihmuar Tajvanin e prirur ndaj situatash të tilla të shmangë viktimat masive në tërmetet si ai që goditi vendin të mërkurën. Ai 21 shtatorit të vitit 1999, ishte tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në Tajvan. Me një fuqi prej 7.7, ai la pas 2,400 të vdekur, rreth 100 mijë të plagosur dhe shkatërroi mijëra ndërtesa. Tajvani tronditet shpesh nga tërmetet për shkak të vendndodhjes së tij në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, e njohur për aktivitetin e lartë sizmik dhe vullkanik.

Top Channel

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 12:39 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.