Zgjedhjet 2024/ Mickoski mesazh BDI-së dhe opozitës shqiptare!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 10:31

Zgjedhjet 2024/ Mickoski mesazh BDI-së dhe opozitës shqiptare!

Kovaçevski ia dhuroi shtetin BDI-së, kurse pesë funksionarë vendosin për gjithçka në Maqedoni. Të tjerët janë qytetarë të rendit të dytë. Mesazhi vjen nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili në tubimin para Qeverisë u zotua, sic tha, shteti t`i kthehet popullit.

“Ta marrim nga duart e 100 funksionarët e BDI-së dhe shërbëtorët e tyre nga LSDM-ja. Problemi i Kovaçevskit është se shtetin ia dhuroi Ali Ahmetit. Shteti sot është në duart e tyre. LSDM-ja bën gjithcka që të ruajë karriget dhe nuk pyet se sa kushton shitja e Maqedonisë. Maqedonasit janë qytetarë të rendit të dytë, por jo vetëm. Të gjithë ata që nuk janë Ali Ahmeti, Artan, Bujar ose Kovaçevski, Zeçeviq e Mariçiq dhe 100 tjerët që shkatëruan Maqeedoninë, janë qytetarë të rendit të dytë” – tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Lideri i VMRO-DOMNE-së, kishte edhe një mesazh për opozitën shqiptare.

“Duam të koaliciojmë me ju, por edhe të respektohemi si miq dhe bashkëqytetarë. Edhe Maqedonasit dhe Shqiptarët dhe të tjerët kanë problem dhe sfida të njëjta. Nga vendi largohen edhe bijtë dhe bijat tuaja. Të punojmë bashkë për një sistem ku të gjithë do të kenë privilegje dhe përgjegjësi” – tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, u drejtoi një pyetje publike Kovaçevskit, Ali Ahmetit dhe Stevo Pendarovskit, për t`u prononcuar nëse nuk do ta bojkotojnë rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, sic tha, pasi Pendarovski të humb në rrethin e parë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 10:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.