Barcelona do ta aktivizojë klauzolën e blerjes për yllin e Betisit, por do ta shesë atë menjëherë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Prill, 2024 18:36

Barcelona do ta aktivizojë klauzolën e blerjes për yllin e Betisit, por do ta shesë atë menjëherë

Barcelona janë duke planifikuar që të bëjnë disa lëvizje gjatë afatit kalimtar veror, dhe njëra ndër to pritet të jetë transferimi i Chadi Riad.

Mbrojtësi 20-vjeçar po luan momentalisht në huazim tek Real Betisi që kanë opsionin e blerjes së kartonit të tij, por gjiganti katalanas e ka mbajtur klauzolën e blerjes si pjesë e marrëveshjes.

Sipas marrëveshjes së arritur mes dy klubeve, Betisi mund të nënshkruajë përfundimisht me Riad për 3 milionë euro, ndërsa klauzola e blerjes për Barcelonës është rreth 7 milionë euro.

Mediumi katalanas Sport ka raportuar gjithashtu se qëllimi i klubit është që ta aktivizojë këtë klauzolë në fund të sezonit, pasi Riad ka impresionuar me paraqitjet e tij.

Sidoqoftë, ka një mundësi të fortë që Riad nuk do të qëndrojë si lojtar i Barcelonës, pasi po parashihet shitja e tij e menjëhershme.

Barcelona tashmë ka një numër të madh të mbrojtësve në ekip, kështu që qëllimi me Riad duket që ta shesin atë dhe të përfitojnë para.

Raporti shton tutje se blaugranasit kanë për synim që të përfitojnë të paktën 15 milionë euro nga shitja përfundimtare e kartonit të reprezentuesit maroken.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Prill, 2024 18:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.