Flaka kërkon lirimin e menjëhershëm të kolegut Furkan Saliu

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Prill, 2024 18:53

Flaka kërkon lirimin e menjëhershëm të kolegut Furkan Saliu

Redaksia e Agjencisë së lajmeve Flaka me shqetësim po ndjek sistatën e arrestimit të kolegut Furkan Saliu. Pasi informacionet e Policisë rreth arrestimit të tij janë të paqarta, ftojmë organet e rendit të lirojnë menjëherë kolegun Saliu.

Policia nënvizon që në përleshje fizike janë përfshi dhe pastaj janë arrestuar tre persona të tjerë. Inicialet e kolegut Saliu përmenden vetem për pronësinë e automjetit që u gjet arma por që automjetin nuk e ka drejtuar Saliu.

Nisur nga këto informata, ftojmë MPB që në moment të lejnë të lirë gazetarin Furkan Saliu.

Edhe nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kanë reaguar pas arrestimit të gazetarit Furkan Saliu. Nga atje kërkojnë që Saliu të lirohet dhe MPB ta zbardh rastin dhe ta informojë publikun në lidhje me ngjarjen.

“Gazetari Furkan Saliu të lirohet dhe Ministria e Punëve të Brendshme të informojë opinionin për arsyet e ndalimit të tij. SHGM apelon që rasti të zbardhet menjëherë, të mos cenohen të drejtat e kolegut Saliu dhe partitë politike të mos e përdorin këtë në betejat e tyre ditore politike dhe për qëllime partiake të fushatës zgjedhore”, thuhet mes tjerash në reagimin e SHGM-së. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Prill, 2024 18:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.