Gazetari Saliu prej katër ditësh kishte paralajmëruar arrestimin dhe kërrcënimet nga VMRO-DPMNE

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Prill, 2024 19:46

Gazetari Saliu prej katër ditësh kishte paralajmëruar arrestimin dhe kërrcënimet nga VMRO-DPMNE

“Pas kërcënimeve me burg përmes boteve në rrjetet sociale dhe portalet e tyre, sot kemi marrë një paralajmërim para procesit gjyqësor me email. Unë respektoj të drejtën e tyre. Por kjo këshillë më duket më shumë si një njoftim partie që e këshillon atë. Gjithses nuk kam ndërmend ta tërheq materialin. Unë i qëndroj gjithçkaje që kam thënë dhe i besoj burimit tim. Po ashtu gjithçka që shkruhet në atë dokument vërtetohet nga procesverbali i seancës së tridhjetë të Këshillit egzekutiv të partisë dhe vërtetohet në praktikë edhe nga propaganda që shtyn servisi publik”, këshite shkruar katër ditë para arrestimit gazetari Furkan Saliu duke publikuar edhe emailin nga kjo parti.

Gazetari Saliu ditë në parë shkroi që makineria propaganduese parazgjedhore e Gruevskit tani kishte kaluar në duart e Mickovskit, duke pretenduar që kishte në duar planin operativ zgjedhor të VMRO-DPMNE dhe ku flitej për propaganda, lajmet e rrejshme, keqpërdorimi i të dhënave personale, e tjerë.

Nga partia e Mickovskit kishin akuzuar Saliun që bashkëvepron me krerët e LSDM, duke falsifikuar nënshkrime të zyrtarëve të VMRO-DPMNE, respektivisht anëtarëve të komitetit ekzekutiv të kësaj partie.

Nga partia e Mickovskit pretendojnë që dokumentet e paraqitura në oponion me nënshkrimet e tyre, ishin të falsifikuara. Flaka Media

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Prill, 2024 19:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.