Habit Ozil: Juventusi, pengu i madh i karrierës sime

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Prill, 2024 13:39

Habit Ozil: Juventusi, pengu i madh i karrierës sime

Mesut Ozil ka dashur që të dërgojë një mesazh në rrjetet sociale për të bërë të ditur se cila janë skuadrat e zemrës së tij, por në të njëjtën kohë edhe një peng shumë i madh.

Ish-fantazisti, përveç pasionit të tij për Arsenalin, Realin e Madridit dhe Kombëtaren e Gjermanisë, në të cilat ka lënë gjurmën e tij, ka edhe një peng të madh.

I tërhequr në mars të vitit 2023, Ozil tregon me anë të një fotoje të bërë dhe të komentuar nga ai vetë edhe pengun e madh të karrierës: “Jam krenar për të gjithë karrierën time dhe të gjitha klubet fantastike në të cilat kam pasur privilegjin të luaj.

Më vjen keq që më mungonte vetëm njëri.

Dashuria ime italiane, Juventusi… Juventusi, histori e një dashurie të madhe”, komenton Ozil, i cili në një foto të përpunuar ka pozuar duke mbajtur të veshura bluzën e Realit, Arsenalit,Gjermanisë dhe atë të Juventusit, të sezonit 2018-2019, me numrin 10 mbi shpatulla dhe emrin e tij mbi supe.

Dhe kaq ka mjaftuar që klubi i Juventusit të përshëndesë Ozilin, por edhe dhjetëra mijëra tifozë bardhezi që kanë komentuar me keqardhje këtë bashkëpunim të munguar, duke mësuar pasionin e turkut për “Zonjën e Vjetër”.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Prill, 2024 13:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.