Fushata për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Trump: Ligjet e aborteve në nivel shtetëror, jo federal

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 19:13

Fushata për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Trump: Ligjet e aborteve në nivel shtetëror, jo federal

Ligjet e abortit duhet të përcaktohen nga shtetet amerikane, ka deklaruar kandidati republikan për president Donald Trump. Qëndrimi i tij konsiderohet më i moderuar në prag të zgjedhjeve presidenciale pasi ai shmang propozimin e një ndalimi në nivel federal.

Në një video që ka postuar në platformën e rrjeteve sociale, ish-presidenti amerikan tha se mbështet përjashtimet në rastet e përdhunimit, incestit dhe për të mbrojtur jetën e nënës. Trump nuk përmendi një ndalim të mundshëm të abortit në nivel federal pas një numri të caktuar javësh të shtatzënisë. Kandidati presidencial sfidoi pritshmëritë e mbështetësve të tij fetarë dhe konservatorë se do të kërkonte kufizime federale nëse do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë.

“Duhet të fitojmë zgjedhjet”

Trump, i cili më parë kishte sinjalizuar mbështetjen e tij për një ndalim federal të abortit pas 15 javësh, theksoi rëndësinë e fitores në votime në deklaratën e tij të shumëpritur për këtë çështje. “Duhet të ndiqni zemrën tuaj në këtë çështje. Por mbani mend, ne gjithashtu duhet të fitojmë zgjedhjet për të rivendosur qytetërimin tonë dhe, në fakt, për të shpëtuar vendin tonë, i cili tani për fat të keq është një komb në rënie”, tha Trump.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 19:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.