Vuçiq në Francë, kërkon avion lufte dhe flet për Kosovën

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 19:11

Vuçiq në Francë, kërkon avion lufte dhe flet për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u prit me nderime ushtarake në Francë, ku siç ka thënë, po zhvillon një prej vizitave më të rëndësishme në dekada. Vizita dyditore zhvillohet me ftesë të presidentit Emmanuel Macron, dhe ndër të tjera do të ketë në fokus marrëdhëniet me Kosovën, integrimin në BE, por edhe çështje të mbrojtjes dhe energjisë bërthamore.

Siç është bërë e ditur, Serbia është e interesuar të blejë 12 avionë lufte Rafal të Francë, diçka për të cilën do të diskutohet gjatë qëndrimit në Paris.

Ceremonia e pritjes në nder të Vuçiç, u zhvillua në Pallatin Les Invalides, ku pas himneve të të dyja shteteve, presidenti serb vendosi një kurorë lulesh në pllakën përkujtimore që u dedikohet ushtarëve serbë.

Franca dhe Serbia nuk janë të lidhura thjesht nga e shkuara heroike, sipas Vuçiç po ecin së bashku drejt të ardhmes dhe fitoreve të reja.

Një pritje formale do të mbahet gjatë mbrëmjes në pallatin e Elizesë, e pasuar nga një darkë zyrtare dhe biseda private mes dy liderëve. Sipas presidencës franceze, gjatë takimit të 20-të mes Vuçiç dhe Macron, kreu i Elizesë do të konfirmojë angazhimin për integrimin europian të Serbisë dhe për të punuar më tej për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Vuçiç do të takohet edhe me kreun e senatit, si dhe me biznesmenë të rëndësishëm francezë. Franca është një prej investitorëve kryesorë në Serbi, ku ka 120 kompani dhe punëson mbi 12 mijë njerëz.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 19:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.