Dy gra u shpëtuan nga një ashensor që ishte bllokuar kur u ndërpre rryma pas zjarrit në sallën Universale

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 18:22

Dy gra u shpëtuan nga një ashensor që ishte bllokuar kur u ndërpre rryma pas zjarrit në sallën Universale

Policia njoftoi se për shkak të zjarrit në sallën Universale në Shkup nga ekipet e EVN-së është ndërprerë furnizimi me rrymë në tërë rrethinën e sallës, ndërsa në rrugën “Petar Pop Arsov” ishin dy gra të ngujuara në ashensorët e ndërtesave, transmeton Portalb.mk.

Ata janë nxjerrë nga Njësia për ndërhyrje policore.

Lidhur me zjarrin, në Stacionin Policor Qendër janë ndaluar tre punëtorë ndërtimi, të cilët në momentin e rënies së zjarrit kanë kryer punë, përkatësisht B.R. (50), Z.T. (60) dhe B.I. (53), njofton MPB.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Kujtojmë se sot zjarri kaploi Sallën Universale në Shkup. Kupola që u vendos pikërisht dy javë më parë sot u dogj. Nuk ka viktima apo të lënduar.

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska tha se salla Universale në momentin e rënies së zjarrit ishte bosh.

Rreth orës 11, zjarri u vu nën kontroll deklaroi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe Angelov.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 18:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.