Ja sa vota kanë marrë kandidatët shqiptarë për president gjatë zgjedhjeve nga pavarësimi i Maqedonisë, ja kush kryeson?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 18:26

Ja sa vota kanë marrë kandidatët shqiptarë për president gjatë zgjedhjeve nga pavarësimi i Maqedonisë, ja kush kryeson?

Në këto zgjedhje presidenciale në garë janë dy kandidatë shqiptarë: Bujar Osmani nga koalicioni i BDI-së i quajtur Fronti Evropian dhe Arben Taravarin nga ASH me koalicionit opozitar shqiptar VLEN.

Por nga pavarësimi i vendit, cili nga kandidatët shqiptarë ka marrë më shumë vota në cikle zgjedhje presidenciale?

Muharrem Nexhipi që garoi në zgjedhjet e 1999 nga radhët e PDSH-së është kandidati i parë shqiptar për president që ka fituar numër rekord të votave në historinë e zgjedhjeve në Maqedoni koha.mk.  

Ai arriti të fitojë 155.978 vota shqiptare.  Për 20 vite me radhë, asnjë kandidat tjetër shqiptar nuk ka arritur të kalojë numrin e votave.

Muharrem Nexhipi madje kishte fituar më shumë vota se Stojan Andovi i Partisë Liberale me 111.982 vota. Kundërkandidat i tij nga PPD ishte Muhamed Halili që fitoi 45.731 vota.

Në zgjedhjet e vitit 2004, Gëzim Ostreni i BDI-së mori 134.208 vota, ndërsa Zudi Xhelili nga PDSH fitoi 78.714.

Në vitin 2009, në zgjedhjet Presidenciale, Imer Selmani nga Demokracia e Re mori 147.547 vota, i pasuar nga Agron Buxhaku i BDI-së me 73.629 dhe Mirushe Hoxha me 30.225 vota. (INA)

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 18:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.