Krerët e VLEN takuan zyrtarët e Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor dhe Çështje të BE-së!

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Prill, 2024 15:25

Krerët e VLEN takuan zyrtarët e Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor dhe Çështje të BE-së!

Sot, në selinë e Lëvizjes Demokratike, liderët dhe përfaqësuesit e partive të koalicionit VLEN Izet Mexhiti, Afrim Gashi dhe nënkryetari i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu bashkë me kandidatin për president nga radhët e VLEN-it, Arben Taravari realizuan takim me Anzhej Frangesh, i Dërguar i posaçëm i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor dhe Drejtor i Përgjithshëm për Çështjet e BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë. 

Fokus i takimit ishin zhvillimet politike në vend dhe rajon, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe e ardhmja evropiane e vendit. Në këtë drejtim liderët e koalicionit VLEN siguruan Frangesh, se koalicioni VLEN, si fitues i zgjedhjeve parlamentare të 8 majit dhe si qeverisje e ardhshme, do të dedikojë tërë kapitalin e saj politik në realizimin e menjëhershëm të ndryshimeve kushtetuese, përmbyllejn e sukseshme të negociatave për anëtarësim në BE, dhe rritjen e kohezionet me vendet evropiane në sektorë kyç siç janë shteti i së drejtës, infrastruktura dhe zhvillimi i gjithëmbarshëm shoqëror.

Liderët e VLEN-it falënderuan Frangesh për rolin jetik të Sllovenisë në avancimin e integrimeve euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut dhe të Ballkanit Perëndimor, përfshirë ruajtjen e sigurisë dhe përshpejtimin e zhvillimit ekonomik.  

Ndryshe, në takim prezent ishin edhe bashkëpunëtorja e të Dërguarit të Posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor znj. Maja Novak Drnovshçek si dhe  Ambasadori slloven në Shkup, Gregor Presker.

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Prill, 2024 15:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.