Mungesa e vitaminës D shkakton shumë sëmundje

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 19:08

Mungesa e vitaminës D shkakton shumë sëmundje

Mungesa e vitaminës D shpesh herë mund të jetë shkaktar i sëmundjeve të ndryshme, ndërkohë që njerëzit kanë shumë pak njohuri për këtë. Mjekët rekomandojnë kontroll të vitaminës D, jo vetëm në rastet kur paraqitet ndonjë sëmundje. Gjithashtu thonë se marrja e kësaj vitamine direkt nga dielli është shumë e rëndësishme. Ndër shenjat që paralajmërojnë mungesën e vitaminës D në organizëm janë: imuniteti i dobët, lodhja, dhimbje kockash. Për personat që vuajnë nga sëmundje të caktuara kronike, doza e Vitaminës D përcaktohet nga mjeku që trajton pacientin.

“Është shumë i rëndësishëm niveli i Vitaminës D, madje është shumë i rëndësishëm kur ka mungesë të kësaj vitamine. Shumë sëmundje kanë nevojë për kontroll të vitaminës D, pavarësisht që deri tani kjo ishte një gjë për të cilën nuk flitej. Ndonjëherë edhe nëse nuk ka nevojë është mirë të merret një sasi e caktuar që organizmit ti jepet mbështetje. Ne jemi vend me diell por vazhdimisht lëvizim me mbrojtje kundër diellit. Kjo e ndalon Vitaminën D të sintetizohet dhe ti ndihmoj organizmit tonë gjatë funksionimit”, deklaroi Kalina Grivçeva Stardelova, mjeke. /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 19:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.