Trim Lum në bashkëpunim me ambasadën italiane, në Shkup solli legjendat e futbollit botëror

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 18:56

Trim Lum në bashkëpunim me ambasadën italiane, në Shkup solli legjendat e futbollit botëror

Numri një i “Trim Lum”, Mendi Qyra, së bashku me presidentin e klubit tonë, Arbtrim Qyra, ndau nga një fanellë të Struga Trim Lum për legjendën Zambrotta, ambasadorin Italian Silvestri si dhe gruan e Paolo Rossit, Federica Cappelletti….

Nën organizim të Kompanisë “Trim Lum”, që njëherit është edhe financuesi kryesor i klubit tonë, Struga Trim Lum, në bashkëpunim edhe me ambasadën italiane këtu në Shkup dhe Federatën e futbollit të Maqedonisë, sot në në Qendrën Multimediale, “Mala Stanica” në kryeqendrën tonë, inaguruam ekspozitën për nder të Paolo Rossit dhe legjendave të futbollit botëror, disa prej të cilëve ishin edhe prezent.

Të njëjtit, si Gianluca Zambrotta, Salvatore Schillaci si dhe gruaja e legjendës, Paolo Rossi, Federica Cappelletti, morrën edhe fjalë rasti, njëjtë sikurse edhe ambasadori Italian këtu në Shkup, Andrea Silvestri dhe pronari i Kompanisë, “Trim Lum”, Mendi Qyra.

Ky i fundit në shenjë respekti, por edhe si organizator kryesor i kësaj ekspozite, së bashku me presidentin e klubit tonë, Arbtrim Qyra, ndau nga një fanellë me emrat e tyre, për legjendën Zambrotta, ambasadorin Italian Silvestri si dhe gruan e Paolo Rossit, Federica Cappelletti.

Në këtë ekspozitë të pranishmit mund të shihnin për së afërmi edhe Kupën e Botës nga viti 1982, e fituar nga Italia dhe Paolo Rossi, Këpucën e Artë, Topin e Artë, fanellën me numër 10 të Lionel Messit, nga ndeshja finale e Kupës së fundit të Botës që u zhvillua në Katar, e ku Argjentina mundi Francën si dhe topin zyrtarë të kësaj finaleje.

Në të njëjtën nuk munguan edhe fanellat e firmosura nga vetë legjendat e futbollit botëror, si ajo e Luis Nazario da Lima Ronaldo, Roberto Baggio, Zinedin, Zidane, George Weah, etj.

Ekspozita në fjalë, me organizatorë kryesor Kompaninë “Trim Lum”, do të jetë e hapur deri me datë 21 prill dhe të njëjtën do të mund ta vizitoni për çdo ditë nga ora 10:00 deri në ora 18:00.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 18:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.