“Nuk do të ketë debat sepse kundërshtarët po mendonin se a duhet të bëjnë konfrontim në përgjithësi”, ka deklaruar para qytetarëve të Dellçevës kandidati për president Stevo Pendarovski. Ai përsëriti se ka propozuar organizimin e “master debatit” në të cilin do të marrin pjesë shtatë kandidatët. Kjo ide nuk u realizua dhe Pendarovski tani e sfidoi në duel kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Pendarovski shtoi se Maqedonia duhet të vazhdojë në rrugën drejt Evropës dhe botës së zhvilluar dhe të mos lejojë, siç thotë ai, kthimin e regjimit me të cilin vendi u fundos 11 vjet.
“Nga ana ime, në çdo kohë, në çdo fushë, në çdo televizion, ditë e natë, fundjavë, ditë jave, pushim…jam gati të përballem me kundërshtarët, por dua të propozoj që të kemi ballafaqim të vërtetë. Të kemi ballafaqim të vërtetë, jo të rremë. Propozoj të shkojmë në ballafaqim me Hristian Mickoskin, sepse padyshim që ai është kandidat për president. Nuk e shohim zonjën Siljanovska ku është”, tha Stevo Pendarovski – kandidat për president.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
10 Prill, 2024 21:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.