Taravari: Si president do t’i fal të dënuarit nga rastet e montuara politikisht

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Prill, 2024 21:40

Taravari: Si president do t’i fal të dënuarit nga rastet e montuara politikisht

Në fushën e reformave në drejtësi dhe shtetit ligjor, kandidati për president Arben Taravari nga Koalicioni VLEN thotë se do të kishte ndalur selektivitetin e drejtësisë, do të kishte penguar rastet e monitoruara politikisht, por do të kishte falur edhe ata që ishin viktima të, siç thotë ai, atyre rasteve të montuara.

“Ato raste ose duhet të zgjidhen ose të falen. Bisedat që Zaev i publikoi, me ish-ministrin e Brendshëm, për raste të caktuara për të cilat ata e dinë se nuk janë fajtorë, por duhej t’i mbanin sepse “e ka kërkuar sistemi”. Për çfarë sistemi po flasin? Se populli nuk ishte fajtor, por duhet ta mbajmë në burg. Kjo është shqetësuese. Për shembull, rasti Alfa. Dhe për këtë ka dëshmi se ka raste të fabrikuara. Ne duhet të ulemi dhe të diskutojmë për këto procese për të gjetur një zgjidhje dhe për të funksionuar sundimi i ligjit. Gjithçka për të rritur besimin e qytetarëve te drejtësia”, tha Arben Taravari në emisionin “Top Tema” në televizionin Telma.

Ai si president do të shfrytëzonte rastin për të mos nënshkruar disa ligje që i konsideron se janë kundër interesave të qytetarëve.

“Nuk do të firmosja ligje që janë në kundërshtim me mendimin e qytetarëve, ato që rrezikojnë qytetarët, për shembull Ligjin për lojërat e fatit dhe një sërë të tjerash. Do të kisha një ekip që do të më këshillonte dhe në bazë të tij do të vendosnim për disa ligje që janë vetëm në interes të një grupi të vogël njerëzish dhe dëmtohen një numër i madh i qytetarëve”, tha Taravari.

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Prill, 2024 21:40