Çmimet “Lumo Skëndo”/ Fitues shpallet Ilir Ikonomi me librin ‘Fan Noli-Apostulli’

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 19:09

Çmimet “Lumo Skëndo”/ Fitues shpallet Ilir Ikonomi me librin ‘Fan Noli-Apostulli’

Ilir Ikonomi është shpallur fituesi i Çmimit “Lumo Skëndo” për vitin 2023.

Libri i tij “Fan Noli – Apostulli” është vlerësuar si vepra më e mirë në lëmin e publicistikës dhe eseistikës.  Juria e kryesuar nga Arlinda Dudaj dhe me anëtarë Uran Butka, Belina Budini, Bledar Kurti dhe Ardit Gjinali e vlerësuan veprën publicistike të Ilir Ikonomit me motivacionin: “Për trajtesën me objektivitet dhe profesionalizëm të jetës dhe veprës së personalitetit të shquar të kombit Fan S. Noli, duke dhënë gjithashtu një mesazh të rëndësishëm sesi studimi i historisë dhe kulturës së të shkuarës, na ndihmon për të kuptuar të tashmen e të ardhmen”.

Ikonomi fitoi në një garë të fortë me emra të njohur të publicistikës si Thomas Frashëri, Blendi Fevziu, Natasha Lako dhe Ardit Bido. Të pranishëm ishin edhe botues si dhe emra të njohur të krijimtarisë letrare në vend.

Ky çmim jo vetëm rikthen vëmendjen tek një figurë e rëndësishme e kulturës shqiptare si Mid’hat Frashëri, por dhe vlerëson dy gjini që shpesh lihen në harresë, publicistikën dhe eseistikën.

Top Channel

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 19:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.