Makineria propagantistike vihet në lëvizje kundër gazetarit Furkan Saliu
Deklarata skandaloze e gazetarit kontravers, Dragan Pavloviq – Llatas i cili në një prononcim publik merr të drejtën të thotë që Furkan Saliu nuk është gazetar, tregon që makineria propagandistike e VMRO-DPMNE është vënë në lëvizje. Në rrjete sociale, po qarkullojnë informacione të rrejshme e po rrjedhin fotogorafi të MPB nga ngjarja me gazetarin Saliu.
“Furkan Saliu është gazetar i diplumuar dhe me diplomë valide nga një universitet shtetëror, pra Universiteti i Tetovës. Askush nuk mund të jetë Llatas të jep vlerësim për profesionin e tjetrit. Nëse Furkan Saliu nuk është gazetar, atëherë çka është Latas që në ushtrimin e profesionin gazetar ka thyer çdo rregull të gazetarisë dhe kodit etik. Llatas është ai gazetari i famshëm edhe nga studiet e lajmeve në Sitel edhe paralajmërimet për lajmet i komenton e lërë më brendinë e lajmit”, shprehet kryeredaktori në Flaka, Driton Zenku.
“Furkan Saliu nuk është gazetar”, ishte shprehur ditë më parë Latas në një emision televiziv. E për këtë kishte një përgjigje ironike nga gazetari Saliu.
“Dragan Pavlloviq Llatas: Furkan Saliu nuk është gazetar. Po, Llatas”, u përgjigj Saliu. Flaka Media