MPB me kallëzim penal, Saliu: Me vëmendje të ndiqet e gjithë situata!

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 18:45

MPB me kallëzim penal, Saliu: Me vëmendje të ndiqet e gjithë situata!

MPB-ja ka ngritur kallëzim penal kundër gazetarit të Portal Iks, Furkan Saliu, sic thuhet, për veprën penale pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare. MPB thotë se në Prokurorinë Themelore Publike, kallëzim penal për veprën e njëjtë është dorëzuar edhe për personin me iniciale N.J.

Përmes një postimi në Facebook është prononcuar edhe gazetari Furkan Saliu.

“Me shumë gjasa do të kërkohet leje për bastisje në zyrat e PortaliX dhe në shtëpinë time. Veprën nuk besoj që do ta dëshmojnë por puna e PortaliX do të pamundësohet në një periudhë të caktuar. U bëjmë thirrje të gjithë institucioneve relevante ndërkombëtare me vëmendje të plotë të ndjekin se si do të zhvillohet e gjithë situate” – shkruan Furkan Saliu në Facebook.

Gazetari Saliu, të dielën ishte arrestuar nga policia. Pasi në mbrëmje u lirua, ai për mediat deklaroi se është arrestuar pasi kishte nisur të xhirojë se si policia ka qenë duke rrahur një të ri, gjatë trazirave midis grupeve të tifozëve. Ai mohoi se ka sulmuar zyrtarët policor. /tvklan.mk/

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 18:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.