Skuadra londineze ka “interes afatgjatë” për Armando Brojën

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 18:15

Skuadra londineze ka “interes afatgjatë” për Armando Brojën

Uest Hami me siguri është i kënaqur të dëgjojë thashethemet për një lojtar që Çellsi mund të shesë këtë verë. “Blutë” kanë ende një organikë shumë të madhe, veçanërisht kur merren parasysh individët e huazuar. Me sa duket, skuadra e Maurisio Poketinjos mund të shesë një nga të huazuarit e tyre në sesionin e ardhshëm të merkatos.

“Football.London” pretendon se Armando Broja mund të largohet nga Çellsi përfundimisht këtë verë. Sulmuesi 22-vjeçar është huazuar te rivalët Fulhami për gjysmën e dytë të këtij sezoni, ku ka qenë shumë i pafat, pasi nuk ka gjetur shumë hapësira në fushën e blertë. Ai ka luajtur vetëm pesë ndeshje me Fulham dhe asnjëherë nuk e ka nisur ndeshjes si titullar.

Mësohet se “blutë” synonin ta shisnin shqiptarin në janar përpara se të sanksiononin huazimin e tij. Raporti shton se Uest Ham ka ‘interes afatgjatë’ për Broja, i cili rrezikon të shitet gjatë verës.

“SportsLens” raportoi këtë javë se Chelsea shpresonte të gjeneronte deri në 50 milionë paund nga shitja e Brojës. Por drejtuesit e klubit mund të kënaqen edhe me një ofertë prej rreth 25 milionë paundësh për qendërsulmuesin shqiptar.

Sulmuesi shqiptar nuk ka spikatur që nga huazimi te Fulham, por sulmuesi i shpejtë ka shumë potencial dhe duhet një skuadër që beson te ai, që të zhbllokohet.

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 18:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.