Arjanit Hoxha⁚ Gjithçka është e arritshme kur qëllimi është i pastër

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Prill, 2024 21:09

Arjanit Hoxha⁚ Gjithçka është e arritshme kur qëllimi është i pastër

Fronti Europian sot ka vazhduar aktivitetet në Prespë ku në takim me qytetarët krahas kryetarit të BDI Ali Ahmeti, të pranishëm kanë qenë edhe kandidati për president Bujar Osmani, kryetari i PDE Arjanit Hoxha, kandidatët për deputetë Musa Xhaferi dhe Fehmi Skender, përfaqësues të ASH Remzi Memedi si dhe kordinatori për Zonën e V-të zgjedhore, Jeton Shaqiri.

Kryetari i PDE-së Arjanit Hoxha, në fjalimin e tijë deklaroi  se kur të gjithë bëhen bashkë dhe qëllimi është i pastër, sigurisht që është e arritshme.

Kanë tentuar edhe PDSH dhe PPD të bëhen bashkë por ja që tash më ra hise mua të jem pjesë e procesit që ndërton historinë. Këtu ka themelues të PDSH, të Aleancës, ka njerëz që janë munduar jashtëzakonisht shumë të bëhemi bashkë dhe sot jemi bërë bashkë edhe me etnitetin turk. Ajo që ne duam sot të bëjmë bashkë të gjithë dhe të ju themi sc, vlerësoi Hoxha

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Prill, 2024 21:09