Familje arabe kërkon blerjen e aksioneve të Interit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Prill, 2024 11:05

Familje arabe kërkon blerjen e aksioneve të Interit

Një familje nga Arabia Saudite raportohet se është në negociata për të blerë klubin e Interit nga Suning. Ka pasur spekulime për muaj të tërë për një qasje nga investitorët nga Arabia Saudite për të blerë gjigantin nga Serie A, megjithëse Suning vazhdimisht siguroi se “po kërkonin aksionerë në klub dhe se nuk po kërkonin një shitje të plotë”.

Por, sipas “La Repubblica”, bisedimet tani janë me një familje të pasur në Arabinë Saudite, por që nuk është pjesë e Fondit të Investimeve Publike (PIF). Nga kjo familje thuhet se kanë kontaktuar përfaqësuesit e Suning në Kinë për të shprehur interesimin për blerjen e “Nerazzurrëve”.

Pala saudite do të duhet të paguajë të paktën 1.2 miliardë euro që është kërkuar nga Zhang, por duket se ka mungesë kohe. Kjo sepse në vetëm 37 ditë, kompania kontrolluese e klubit do të duhet të shlyejë kredinë prej 250 milionë euro (plus 70 milionë euro në interes) të dhënë në 2021 nga Oaktree.

Përndryshe, fondi amerikan i investimeve do të jetë në gjendje të zbatojë pengun mbi aksionet e Interit dhe të bëhet pronar i tyre. Afati i fundit është data 20 maj.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Prill, 2024 11:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.