Guardiola pranon se ka një shqetësim të madh para ndeshjes së kthimit ndaj Real Madridit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Prill, 2024 10:39

Guardiola pranon se ka një shqetësim të madh para ndeshjes së kthimit ndaj Real Madridit

Pep Guardiola ka shfaqur shqetësimin e tij për gjendjen fizike të skuadrës përpara ndeshjes së kthimit kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

“Qytetarët” do të përballen të shtunën me Luton Town, por nuk janë në gjendje të bëjnë shumë ndryshime në formacion, për të pushuar disa prej kryesorëve.

Kjo për shkak se Man City është në garë të “ashpër” me Arsenalin dhe Liverpoolin për titullin e kampionit në Premierligë.

Mesfushori spanjoll, Rodri, kishte pranuar pas ndeshjes së parë ndaj Real Madridit se mund të bënte pushim në javët në vijim, pavarësisht mungesës së hapësirës për të në orar.

“Po pushon Rodri kundër Lutonit? Shikoni lojërat tona dhe do ta kuptoni. Është shumë e thjeshtë. Ai është shumë i rëndësishëm për shkak të cilësisë që na jep, por nëse një lojtar nuk dëshiron të luajë, ai nuk do të luajë”, tha Guardiola në një konferencë të fundit për media.

“Më duhet gjithashtu t’u jap pushim qendërmbrojtësve, por në miqësoret e Anglisë, John Stones dhe Kyle Walker u lënduan dhe nuk kanë mundur të pushojnë. Kemi një problem shumë të madh. Kam ndjesinë se kemi qenë shumë të lodhur në ndeshjet e fundit. Duhet të vendosim se çfarë duhet të bëjmë”, deklaroi trajneri spanjoll.

Ndeshja e dytë çerekfinale mes Manchester Cityt dhe Real Madridit do të zhvillohet më 17 prill, në “Etihad Stadium”.

Kujtojmë se përballja e parë nuk dha fitues, duke u mbyllur me rezultatin 3:3.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Prill, 2024 10:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.