Shuma marramendëse që Chelsea pagoi vetëm për agjentët në dy afatet e fundit kalimtare

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Prill, 2024 11:08

Shuma marramendëse që Chelsea pagoi vetëm për agjentët në dy afatet e fundit kalimtare

Sipas gazetarit Martyn Ziegler të The Times, Chelsea pagoi një 87 milionë euro agjentëve gjatë dy afateve të fundit kalimtare.

Në këto dy afate kalimtare – janari i 2024 dhe verën e 2023 – Blutë shpenzuan hiq më pak se 470 milion euro për lojtarë të rinj.

Në vendin e dytë në listë është Manchester City që pagoi 70 milionë euro për agjentët gjatë të njëjtës periudhë, ndërsa klubi i tretë me shpenzimet më të larta mbetet shumë prapa; Manchester United që pagoi për agjentët 40 milionë euro.

Zbulimi vjen mes spekulimeve mbi situatën financiare të Chelseat dhe aderimin e tyre ndaj PSR – rregullat e fitimit dhe qëndrueshmërisë – në Ligën Premier.

Ekipet në nivelin më të lartë të Anglisë mund të shënojnë humbje deri në 105 milionë funte (122 milion euro) dhe Chelsea, si rezultat, mund të detyrohet të shes lojtarët për të respektuar rregullat.

Ata janë paralajmëruar se nëse nuk mund ta bëjnë këtë, do të përballen me një zbritje më të rëndë të pikëve sesa Everton dhe Nottingham Forest.

Shpenzimet e pabesueshme të Chelseat nën Todd Boehly i kanë bërë ata të nënshkruajnë jo më pak se 34 lojtarë, megjithëse mbetet të shihet se sa prej tyre mbeten në Chelsea.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Prill, 2024 11:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.