Diaspora shqiptare e Zvicrës, dhuratë një shtatore të Skënderbeut arbëreshëve në Hora të Italisë

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 20:29

Diaspora shqiptare e Zvicrës, dhuratë një shtatore të Skënderbeut arbëreshëve në Hora të Italisë

Shoqata “Hora e Skënderbeut” në Zvicër, ka marrë iniciativën për t’u dhuruar shtatoren e Skënderbeut arbëreshëve të Italisë dhe për këtë më datë 13 prill 2024 në Kriense të Lucernës u mbajt një koncert me grupe kulturore-artistike shqiptare.

Motoja “Skënderbeu na bashkon” mblodhi në këtë aktivitet 16 grupe kulturore-artistike shqiptare që veprojnë në Zvicër.

Në këtë aktivitet mori pjesë ambasadori i Republikës së Shqiptarisë në Bernë, Mustafa Nano, sekretari i parë i Ambasadës, Valon Gashi, konsulli i përgjithshëm i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Zyrih, Vigan Berisha, mësues e veprimtarë.

Diaspora shqiptare e Zvicrës, dhuratë një shtatore të

Ambasadori Nano në fjalë e tij përshëndetëse, duke i përgëzuar për këtë iniciativë dhe siguruar mbështetjen e plotë të Ambasadës, theksoi se, përtej të gjithave, fakti që shqiptarët e Zvicrës, kujtohen për t’i bërë një dhuratë Horës së Arbëreshëve, nuk është thjesht si një kontribut financiar, një akt komunikimi dhe bashkëpunimi midis shqiptarësh dhe kjo është emocionuese.

Pavarësisht integrimit në shoqërinë zvicerane, shqiptarët në Zvicër ruajnë dhe promovojnë identitetin e tyre kulturor duke organizuar aktivitete kulturore, festa tradicionale, dhe duke mbajtur lidhje me komunitetin shqiptar në Zvicër, me origjinën por dhe në vende të tjera, siç është dhe rasti i freskët me arbëreshët e Italisë.

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 20:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.