Izet Mexhiti takim me qytetarë dhe tregtarë nga Çairi

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 17:08

Izet Mexhiti takim me qytetarë dhe tregtarë nga Çairi

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti dhe njëherit bartës i Listës për deputetë nga Koalicioni VLEN në Njësinë e parë zgjedhore, sot takoi qytetarë dhe tregtarë nga Komuna e Çairit prej ku u diskutua mbi aktivitetet e përditshme të qytetarëve, problematikat të cilat tangojnë dhe mbështetjen e tyre e parezervë ndaj Lëvizjes Demokratike dhe VLEN. 

Po ashtu nga tregtarët e Bit Pazarit u pa një entuziazën i madh megjithatë me kritika mbi rritjen e çmimeve dhe rënien e shitjes së mallit të tyre, gjë e cila dukshëm ka ndikuar në prekjen e ekonomisë së vendit.

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 17:08