Javën e fundit të fushatës presidenciale

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 21:25 Përditësuar

Javën e fundit të fushatës presidenciale

Kush ik e kush jo nga përballjet televizive. Retorika politike po ashpërsohet, por edhe ftesat për duele. Pas ditës së sotme kandidati i koalicionit të udhëhequr nga BDI-ja Bujar Osmani ka ftuar në duel kandidaten për presidente të koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska Davkova, përcjell FLAKA.

Nga ekipi i Siljanovska Dafkovës sot sërish me përgjigje ndaj Osmanit se nëse dëshiron debat të pranojë një format në të cilin do të marrin pjesë të gjithë kandidatët për president. Mirëpo, në takimet e fundit me qytetarët dhe këshillat lokale, Dafkova i ka dhënë porosi qeverisë aktuale dhe kandidatëve të tyre për president që të merren më shumë me veprime dhe llogaridhënie se sa me kualifikime personale, siç tha ajo.

Pendarovski, ndërkaq, kërkoi nga Dafkova dhe nga partia që e përkrahin që të mos jenë pengesë për proceset nëse, siç tha ai, nuk i respektojnë marrëveshjet që i ka nënshkruar vendi.

Për kandidaten e së Majtës, Biljana Vankovska, programi i saj u dallua nga programet e të gjithë të tjerëve, por ajo bëri thirrje edhe për debat publik për t’i ballafaquar argumentet me kundërshtarët e saj dhe për t’i krahasuar programet e tyre.

Nga ana tjetër, Arben Taravari programin e tij e mbështet, siç tha ai, në demokracinë konsensuale ku do të theksohet qartë liria e shprehjes dhe sundimi i ligjit.

Kandidati për kryetar të ZNAM, Maksim Dimitrievski sot me mesazh se për të propozimet për ndryshime kushtetuese që do të kishin të bëjnë me zgjedhjen e presidentit të shtetit në Kuvend, por edhe të hiqet formulimi 20% në gjuhën shqipe seksioni, janë të papranueshme.

Kandidati i koalicionit të udhëhequr nga GROM Guxhmshëm për Maqedoninë, Stevço Jakimovski, në deklaratën e sotme për media, theks të veçantë e ka vënë te qeveria e katërt dhe ka paralajmëruar se do të inicojë reforma në vetëqeverisjen lokale.

Ndonëse retorika dhe thirrja reciproke po bëhen gjithnjë e më të ashpra, të gjithë kandidatët presidencialë ende pretendojnë se avokojnë që fushata të kalojë në mënyrë paqësore pa u keqpërdorur dhe përdorur për të shkëmbyer mesazhe që do të përmbanin gjuhë të urrejtjes. FLAKA

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 21:25 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.