Maqedonia e Veriut bashkë-sponzore e Rezolutës për Gjenocidit e Srebrencës në OKB

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 19:02

Maqedonia e Veriut bashkë-sponzore e Rezolutës për Gjenocidit e Srebrencës në OKB

Maqedonia e Veriut, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë dhe vende të tjera, është bashkësponsore e rezolutës në Kombet e Bashkuara për shpalljen e 11 korrikut si ditë ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995, bëri të ditur Ministri i Punëve të Jashtme i Bujar Osmani.

Rezoluta do të paraqitet më 17 prill para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe do të votohet më 2 maj. Në tekstin e hartuar i bëhet thirrje Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të miratojë rezolutën e mëposhtme për të shënuar 11 korrikun çdo vit si një ditë ndërkombëtar. Në masakrën e Srebrenicës ishin vrarë më shumë se 8,000 burra mysliman nga forcat serbe.

Në tekstin e rezolutës gjithashtu dënohet pa rezerva çdo mohim i gjenocidit dhe u bëhet thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që t’i ruajnë faktet dhe t’i përhapin ato nëpër sistemin arsimor duke zhvilluar programe të veçanta për përkujtimin dhe parandalimin e të njëjtit.

Rezoluta, ndër të tjera i referohet Kartës së OKB-së, Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventës për Dënimin e Krimit të Gjenocidit, e rezolutave tjera./ Alsat.mk

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 19:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.