Pochettino i del kundër presidentit Boehly, kërkon ndryshimin e strategjisë së Chelseat

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 19:56

Pochettino i del kundër presidentit Boehly, kërkon ndryshimin e strategjisë së Chelseat

Chelsea ka shpenzuar 1 miliard funte gjatë pronësisë së Todd Boehly deri më tani me klubin londinez që ka blerë kryesisht lojtarë të rinj me shumë potencial.

Kjo nuk ka funksionuar mirë nga pikëpamja e rezultateve, me Blutë e Londrës që mbeten në mes të tabelës së Ligës Premier.

Chelsea ka skuadrën më të re në ligë dhe Mauricio Pochettino thotë se lojtarët më të vjetër do të duhet të bashkohen gjatë verës.

Argjentinasi ka dalë kundër strategjisë së presidentit Todd Boehly i cili synon transferimin e talentëve të rinj, derisa Pochettino thotë se duhet të ndryshohet kjo strategji dhe duhet transferojnë lojtarë me përvojë.

“Ne mund të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë me politikën e klubit për të nënshkruar me lojtarë të rinj, por në skuadër, ne kemi Thiago Silva , Raheem Sterling dhe Marcus Bettinelli . Ndoshta Marcus nuk po luan, por ai bën një punë fantastike duke ndihmuar djemtë e rinj”.

“Ne kemi lojtarë me përvojë në skuadër. Nuk është kundër projektit të kesh disa lojtarë që po i ndihmojnë të rinjtë të performojnë, të jenë profesionistë dhe të kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh në Ligën Premier dhe të jesh në Chelsea”.

“Ne duhet të sjellim disa lojtarë me përvojë këtë verë dhe gjithashtu më shumë lojtarë të rinj”, shtoi Pochetino.

“Kjo ka të bëjë me bisedën me klubin dhe analizimin dhe hartimin e strategjisë për sezonin e ardhshëm dhe të luftojmë për gjëra të mëdha”, deklaroi trajneri argjentinas.

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 19:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.