Specializantët privatë në grevë, kërkojnë përmbushjen e kërkesave të tyre

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 19:06

Specializantët privatë në grevë, kërkojnë përmbushjen e kërkesave të tyre

Mbi 400 specializantë privatë të qendrës klinike “Nëna Terezë”, prej sot nuk do të paraqiten në punë, nuk do të mbajnë kujdestari dhe nuk do të punojnë as nëpër ambulanca derisa të marrin garanci me shkrim se kërkesat e tyre do të plotësohen. Ata kërkojnë rritje të pagave në nivel të pagës mesatare, pasi tani paguhen vetëm 26 mijë denarë. Më tej kërkojnë sigurim shëndetësor dhe pensional dhe zgjidhje të statusit të personave të papunë.

“Na ishte premtuar se kërkesat tona do të jenë në seancën e radhës në Qeveri.Pas takimit me ministrin, janë mbajtur dy seanca të qeverisë më 3 dhe 9 prill, ku sipas informacioneve publike nuk është biseduar për kërkesat tona…Greva do të vazhdojë derisa nuk marrim garanci zyrtare me shkrim se kërkesat tona do të plotësohen”, tha Hristina Ilioska, mjeke specializante.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, vlerëson se reagimi i specializantëve privatë në këtë moment është i nxitur politikisht, duke drejtuar gishtin drejtë opozitës. Ai tha se kërkesat e tyre do të diskutohen në seancën e radhës të Qeverisë, ose të martën e ardhshme.

“Nuk them se është ideale por është dukshëm mi i mirë pozicioni se para 2017-tës…Tendenca dhe angazhimi im, prandaj edhe mora obligim ta paraqes në seancë qeveritare, do të jetë që ato të nivelizohen me specializantët e punësuar në institucione shtetërore, por duhet ta dini se nuk është edhe pa nxitje politike, pa prapavi politike… Sigurisht nuk është i nxitur prej qeverisë”, u shpreh Ilir Demiri, Ministër i Shëndetësisë.

Specializantët protestuan edhe më 27 mars, ata mes tjerash theks të veçantë vendosin edhe te sigurimi shëndetësorë. Thonë se detyrohen të paguajnë për shërbimet shëndetësore që i marrin, ose të ndajnë para nga paga 26 mijë denarëshe për të paguar kontributet për këtë sigurim. /Alsat.mk

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 19:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.