Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë destinacioni më i preferuar për turizëm nga ana e shtetasve turq. Këtë e bëjnë të ditur statistikat zyrtare për muajin shkurt 2024, përcjell INA.
Pos turqëve që gjatë shkurtit ishin 5104 turistë, në vend të dytë për nga numri i madh i turistëve vijnë shtetasit e Serbisë me 3448 turistë. Në vendin e tretë janë grekët me 2679 turistë, më pas bullgarët 1621, Shqipëria me 1551, Gjermania me 1424 dhe më pas nga Kosova ishin 1346 turistë.
Nga raportimet e disa mediave maqedonase nuk përmendet aspak Kosova, edhe pse ajo në listën e shtatë vendeve që qytetarët e saj vijnë për pushime në Maqedoninë e Veriut, për të kaluar një fundjavë.
më shumë tabela e Entit të Statistikave KËTU
Sipas të dhënave të Entit të Statistikave, numri i turistëve në shkurt ka qenë 44.224, prej të cilëve 39% vendor dhe 61 % të huaj.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
15 Prill, 2024 09:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.