Viktor Isjanovski zgjidhet kryetar i Odës së ekspertëve

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 19:10

Viktor Isjanovski zgjidhet kryetar i Odës së ekspertëve

Oda e ekspertëve sot  mbajti Kuvendin themelues ku unanimisht kryetar u zgjodh Viktor Isjanovski.

Me këtë, Oda pas 8 vitesh u bë sërish funksionale, me çka do të zgjidhen problemet me të cilat ballafaqohen ekspertët dhe do të avancohet puna e tyre.

Ministria e Drejtësisë, në shkurt themeloi njësitë e para profesionale të Odës së ekspertëve.

Me miratimin e Ligjit të ri për ekspertizë, obligim i Ministrisë së Drejtësisë është që t`i zgjedhë udhëheqësit dhe zëvendës udhëheqësit e njësive  profesionale dhe nga një anëtar nga secila njësi si përfaqësues në Kuvendin themeluese të Odës.

Në të njëjtën kohë, neni 32 i Ligjit për ekspertizë parasheh një risi me futjen e njësive profesionale në Odë, e përmes të cilave anëtarët e Odës i realizojnë interesat e tyre në Odë dhe përmes përfaqësuesve të zgjedhur në Kuvendin e Odës. Njësitë profesionale kanë një udhëheqës dhe zëvendësin e tij, me mandat katër vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje. Udhëheqësit dhe përfaqësuesit e zgjedhur nga njësitë profesionale janë anëtarë të Kuvendit.

Kjo dispozitë u propozua për të mundësuar formimin e një Kuvendi funksional, duke pasur parasysh situatën e mëparshme ku nuk funksiononte asnjë organ i Odës, e veçanërisht Kuvendi i cili numëronte më shumë se një mijë anëtarë.

Me formimin e Odës, pritet të përmirësohet cilësia e ekspertizës, mbrojtja dhe avancimi i profesionalizimit, monitorimi i qëndrimit të ekspertëve ndaj shoqërisë dhe qytetarëve.

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 19:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.