Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një fotografi me kryeministrin Albin Kurti, pas votimit pro anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Përmes një reagimi krah fotos, Basha shkruan se po ndajnë me Kurtin gëzimin e kësaj arritjeje të madhe për Kosovën.
Ai shkruan gjithashtu se tani e gjithë energjia është te hapi tjetër, i cili pritet që t’i vendosë “vulën” anëtarësimit të Kosovës në KiE.
“Me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti duke ndarë gezimin e kësaj arritje të madhe për Kosovën.
Tani e gjithë energjia tek hapi tjetër që uroj dhe shpresoj në maj t’i vendosë vulën përfundimtare anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës”, shkruan Basha në reagimin e tij.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
16 Prill, 2024 23:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.