Federata e Xhudos në Kosovë i del në mbrojtje Akil Gjakovës, i dyshuar për “dhunë në familje”

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 16 Prill, 2024 21:54

Federata e Xhudos në Kosovë i del në mbrojtje Akil Gjakovës, i dyshuar për “dhunë në familje”

Federata e Xhudos në Kosovë ka dalë në mbrojtje të pjesëtarit të saj, Akil Gjakovës i cili së fundmi akuzohet për “dhunë në familje” dhe sot Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim, transmeton TV21.

Reagimi i plotë i Xhudos pa ndërhyrje:

REAGIM ZYRTAR

Federata e Xhudos e Kosovës dënon fuqishëm çdo formë dhune dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet e fundit në vendin tonë.

Ne e kemi për prioritet të mbrojmë dhe të promovojmë barazinë gjinore, e cila është e vërtetuar me arritjet kulminante dhe përkrahjen e shkëlqyeshme të sportisteve tona.

Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë.

Akili momentalisht ndodhet jashtë territorit të Kosovës, dhe do të dorëzohet menjëherë tek organet e rendit dhe të drejtësisë në momentin që do të arrijë në Kosovë.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj,

Federata e Xhudos e Kosovës

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 16 Prill, 2024 21:54