Fetai: Bujar Osmani po përgatit largimin e tij nga politika

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Prill, 2024 19:22

Fetai: Bujar Osmani po përgatit largimin e tij nga politika

Shkruan: Arben Fetai

Bujar Osmani po përgatit largimin e tij nga politika. Çdo votë shqiptare për të është votë e djegur.

Bujar Osmani e ka mbajtur anën e Vuçiçit dhe ka shtrënguar duartë me Lavrovin sepse ai synon pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, ku i duhet përkrahja e Serbisë dhe e aleatëve të saj.

Këtë e dëshmon edhe shtyerja nga ana e MPJ-së së Maqedonisë së Veriut e afatit për dorëzimin e kandidaturave nga shtetet anëtare për një muaj shtesë, edhe atë deri më 25 prill, pra një ditë pas zgjedhjeve presidenciale.

Si kryesuese aktuale e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, MPJ-së së Maqedonisë së Veriut i ka ra hise të pranojë kandidaturat për pasuesin e Majlinda Bregut, e cili e kryen mandatin e saj në fund të vitit. Bujar Osmani e ka keqpërdorur kryesimin e tij të këtij mekanizmi për t’iu përshtatur agjendës së tij deri në humbjen e tij të sigurt përballë Arben Taravarit natën e 24 prillit.

Por as ky plan nuk do t’i ec Bujarit. Ai mund të dorëzojë kandidaturën e tij prej humbësi më 25 prill, por qeveria e re e VLEN nuk do të përkrahë nominimin e tij në Bordin e korrikut të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal. Nuk kam asnjë dyshim se nominimi i tij do të bllokohet edhe nga Qeveria e Kosovës.

Bujar Osmani sigurisht se e ka përkrahjen e Vuçiçit dhe të Dodikut, por Qeveria e VLEN dhe ajo e Vetëvendosjes nuk do të lejojnë që të përfaqësohen nga ata që e shkelin interesin kombëtar duke u shitur te Vuçiçi për një karrigë të ndyrë.

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Prill, 2024 19:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.