Kurti takoi kandidatët për deputetë të koalicionit VLEN
Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti takoi sot kandidatët e koalicionit VLEN për deputetë.
“Bashkë me kandidatet nga Maqedonia e Veriut, Nafije Selmanin prej Njësisë Zgjedhore 1 (Shkupi), dhe Medine Ukshinin nga Njësia Zgjedhore 2 (Kumanova), takuam kryetarin dhe kryeministrin Albin Kurti, në Këshillin e Përgjithshëm të LVV. Mbështetje e fortë dhe frymëzim i pandalshëm për ndryshim!”, ka bërë të ditur kandidati për deputet, Bekim Qoku.(INA)