BDI: Mbylljen e lojërave të fatit Taravari ta nis nga Çairi, Mexhiti kundërshtoi Ligjin 

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Prill, 2024 19:13

BDI: Mbylljen e lojërave të fatit Taravari ta nis nga Çairi, Mexhiti kundërshtoi Ligjin 

BDI dhe Fronti Evropian i kanë reaguar Arben Taravarit, dhe deklaratave të tij, se do t’i mbyll bastoret.

“Kandidati për president i opozitës, Arben Taravari, ka nis të tallet me qytetarët, ndërsa premton diçka kundër të cilës janë shprehur partnerët e tij të koalicionit.

Ditë më parë, Taravari tha se “koalicioni opozitar menjëherë do të ndalojmë bixhozin plotësisht në Maqedoni”.

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Evropian e përkujton Taravarin se, ata që bllokuan Ligjin për lojërat e fatit në Komisionet parlamentare dhe pastaj nuk votuan në Parlament, janë pikërisht deputetët e opozitës, të cilët bashkë me padronët e tyre, VMRO-në dhe Levicën, e bojkotuan seancën parlamentare.

Njëkohësisht, i kërkojmë Taravarit që, nëse e ka përnjëmend mbylljen e bixhozit, të nis me kazinotë dhe bastoret në Komunën e Çairit, konkretisht te stadiumi i Çairit, nga ku partneri i tij i koalicionit merr qira të majme.

BDI dhe Fronti Evropian siguron qytetarët se që në fillim të mandatit të ardhshëm, do të miratohet Ligji dhe objektet e lojërave të fatit do të dislokohen nga objektet publike”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Prill, 2024 19:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.