“Tirana është transformuar”, Veliaj: Topat e baltës nuk na ndalin, në fund do ta fitojmë betejën

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Prill, 2024 20:39

“Tirana është transformuar”, Veliaj: Topat e baltës nuk na ndalin, në fund do ta fitojmë betejën

“Të jesh lider i mirë duhet të dish të marrësh vendimet e duhura në momentin e duhur. Falë tyre Tirana është transformuar rrënjësisht” deklaroi Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një event të organizuar nga Akademia e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Tiranë.

Qëllimi i këtij kursi është përmirësimi i udhëheqjes dhe menaxhimit të lartë në nivel korporativ dhe strategjik, për sektorin e mbrojtjes dhe më të gjerë, të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Si i ftuar i veçantë, Veliaj tregoi për eksperiencën dhe vizionin e tij për qytetin, dhe si arriti ta kthejë këtë vizion në një histori suksese për Tiranën.

“Disa nga vendimet që marrim përditë janë vendime rutinë: për të ndërtuar një rruge, e cila mund të kërkojë prishjen e një muri, çka mund t’i prishë rehatinë e dikujt etj.

Këtu pyetja nuk është a është kjo popullore, por a është gjëja e drejtë dhe e duhur për t’u bërë? Dikush mund të rezervohet për të bërë gjënë e duhur nga frika se mos nuk është popullore apo nga frika se histeria kolektive mund ta nxjerrë jashtë kontekstit. 

Por, nëse bota do të funksiononte kështu, asnjeri nuk do merrte asnjë vendim të guximshëm dhe secili do rrinte tek ajo rehatia së tij, ta kem mirë me këtë, me atë. Aristoteli thoshte: Nëse nuk doni që të kritikoheni, ka një zgjidhje dhe është shumë e thjeshtë: Mos bëni asgjë!

Njoh unë njerëz që kanë kaluar gjithë karrierën e tyre në gjumë dhe për këtë arsye mund të kenë pasur një jetë të rehatshme, por nuk kanë lënë një mbresë, nuk kanë lënë një shenjë, nuk kanë lënë një vepër që mbetet”, tha ai.

Nga ana tjetër, Veliaj shtoi se edhe betejat kanë anën e tyre pozitive në vendimmarrje, sepse pa beteja dhe pa kundërshtarë, punët nuk do bëheshin më mirë.

“Disa prej nesh e prej jush, linçohen publikisht pse kanë marrë përsipër të bëjnë një detyrë. Nuk ka rëndësi nëse është një detyrë e votuar nga populli, parlamenti apo një detyrë ku jeni rekrutuar përmes një procesi transparent. Ndoshta, ju kuptoj më shumë se kushdo tjetër, se topat e baltës nuk janë një gjë e këndshme. Shumë prej njerëzve mendojnë se kush ka një angazhim publik, duhet të jetë njeri prej gome, që mund t’i gjuash’, t’i thuash çfarëdolloj gjëje, mund ta përgojosh, por harrojnë se edhe ata kanë një nënë, kanë fëmijë, një bashkëshort.

Por, nëse shikojmë prespektivën dhe këto cic-micet e ditës i shohim vetëm si një pikë uji në një oqean shumë më të madh, kjo na bën të kuptojmë se betejat e vogla shërbejnë për të fituar një luftë shumë më të madhe.

Ftesa për secilin është: mbajini sytë te finishi, sepse nuk jeni të vetëm në këtë betejë. Kur të shkruhet historia, punët e rëndësishme, pavarësisht stresit që shkaktojnë, do jenë një luftë e fituar në fund”.

Top Channel

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Prill, 2024 20:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.