Gashi: Ata që sot e sulmojnë Albin Kurtin, janë të njëjtit që po i vajton edhe Aleksandar Vuçiqi

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 13:22 Përditësuar

Gashi: Ata që sot e sulmojnë Albin Kurtin, janë të njëjtit që po i vajton edhe Aleksandar Vuçiqi

Gjatë natës së mbrëmshme aktivitetet e koalicionit VLEN janë mbajtur në Komunën e Likovës. Me këtë rast, kryetari i parisë Alternativa, Afrim Gashi gjatë fjalimit të tij ka treguar se koalicioni ka mbështetjen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Andaj ne duhet ta vlerësojmë këtë përkrahje dhe mos të lejojmë që dikush që harton plane 9-pikëshe kundër Kosovës ta luhatë votuesin shqiptar”, ka thënë Gashi i cili tutje ka thënë se ata që sulmojnë Albin Kurtin, janë të njëjtit që po i vajton edhe presidenti i Serbisë.

“Sonte jemi këtu që të kërkojmë mbështetje për kandidatin presidencial, Dr. Arben Taravari. Ne të gjithë e dimë se kush është ai e çfarë vlera ka dhe prandaj nuk ka nevojë t’ua prezantoj, por ajo që dua ta keni parasysh është se vetëm Arben Taravari në këtë garë e përfaqëson votuesin shqiptar. Ai, përveç neve të gjithëve, e ka edhe mbështetjen e kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti. Andaj ne duhet ta vlerësojmë këtë përkrahje dhe mos të lejojmë që dikush që harton plane 9-pikëshe kundër Kosovës ta luhatë votuesin shqiptar. Sa për ta kujtuar, ata që sot e sulmojnë Albin Kurtin, janë të njëjtit që po i vajton edhe Aleksandar Vuçiqi. Prandaj, nëse jeni kundër Vuçiqit, votoni për Arben Taravarin dhe për numrin 6!”.
Gashi në këtë takim ka thënë se shumë gjëra i mungojnë Likovës, duke premtuar se do të investohen 500 milionë euro për rregullim të infrastrukturës.

“Nuk ka kuptim që ata ende të vijnë këtu e të flasin për UÇK-në, për dëshmorët, për veteranët e invalidët, ndërsa secili fshat ka mungesë uji, mungesë dritash, mungesë asfalti e mungesë kanalizimi. Prandaj, obligimi ynë është që në qeverinë e ardhshme të ndajmë 500 milionë euro nga buxheti shtetëror dhe njëherë e përgjithmonë ta mbyllim temën e infrastrukturës edhe për zonën e Likovës”.

Lexo edhe: Kasami: VLEN do të ndajë 500 milionë euro për komunat shqiptare

Taravari: Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut do të jetë minimum 800 euro

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 13:22 Përditësuar