Gashi: Me fitoren e VLEN do të merr fund sëmundja e madhe e kazinove dhe llotarisë

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 13:40

Gashi: Me fitoren e VLEN do të merr fund sëmundja e madhe e kazinove dhe llotarisë

Edhe dita e enjte ka nis më shumë aktivitete për koalicionin VLEN. Deri sa kryetari Alternativës, Afrim Gashi ka treguar se me këtë koalicion do të marrin fund shumë gjera të këqija që janë duke u zhvilluar në Maqedoninë e Veriut. Ai ka thënë se me fitoren e VLEN do të merr fund sëmundja e madhe e kazinos dhe llotarisë. Po ashtu, siç ka thënë Gashi do t´i anulojnë edhe borxhet e njerëzve nga kreditë e shpejta. “Me fitoren e VLEN do të merr fund sëmundja e madhe e kazinos dhe llotarisë. Ne do ta ndalojmë bixhozin. Do t´i ndalojmë dhe kreditë e shpejta, që janë në fakt thjesht fajde. Do t´i anulojmë borxhet e njerëzve nga kreditë e shpejta.

Ne kemi doktorin, dhe do t´i shërojmë sëmundjet që Fronti i ka sjellë. “Edhe kandidatët për president, janë po aq të ndryshëm. Ne e kemi doktor Arbenin, një mjek i përkushtuar, njeri i pakorruptuar. njeri që ka qeverisur me transparencë në Gostivar, dhe nuk ka asnjë hije. Njeri i dashur nga të gjithë. Por, e kemi edhe kandidatin e Frontit të Listave të Zeza, Bujar Osmani.

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 13:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.