Hapet edicioni i 36-të i Panairit të Librit në Shkup

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 20:13

Hapet edicioni i 36-të i Panairit të Librit në Shkup

Shumë nxënës të shkollave të mesme kishin ardhur në hapjen e edicionit të 36-të të Panairit të Librit në Shkup i cili këtë vit mban moton “Tregimi lexohet”, shkruan Alsat.

Ndër titujt që më shumë u interesojnë të rinjve janë ato të historisë.

“Unë shumë i dua librat dhe më mbushet zemra kur shoh kaq libra në një vend, sikur të mundja do të merrja shumë libra por të shoh çfarë do të zgjedh. Cili është libri që do ta blesh në këtë panair? Mendoj të marr këtë të Dostoevskit dhe ndonjë tjetër të Albert Kamus”, tha një nxënëse.

“Nga ana tjetër i pashë një pjesë të madhe të librave historik të shqiptarëve dhe isha duke shkruar atje që të zgjedh. Sa lexojnë libra të rinjtë? Shumë pak, telefoni dhe kompjuteri e ka zëvendësuar librin, në një kohë që libri ka qenë shumë i çmuar tani vlerën ia ka marrë kompjuteri apo celulari”, u shpreh një nxënëse tjetër.

“Ende nuk kam zgjedhur ndonjë që me përshtatet për interesin tim por ende po kërkoj, i pashë disa shtëpi botuese shumë të mira dhe besoj që do të gjej diçka që do të me pëlqeje. Këtë vit i pashë disa libra të historisë shqiptare të Çamërisë”, theksoi një nxënëse.

Për dallim nga vitet e kaluara këtë vit kryesojnë titujt për fëmijë për të cilët vërehet interesimi i madh që në ditën e parë të hapjes së panairit.

“Ne jemi pjesëmarrës të rregullt të panaireve që mbahen në Shkup dhe shpresojmë që të ketë sa më shumë vizitorë dhe lexues dhe të paktën të vinë të informohen rreth librave dhe titujve që ne gjithmonë ofrojmë, kemi tituj të ndryshëm dhe shpresoj të vinë të shohin edhe atmosferën që bëhet këtu, shpresojmë dhe presim të vinë lexues”, tha Edona Ferati, shitëse e librave.

Panairi i Librit filloi sot në sallën Boris Trajkovski në Shkup dhe për të gjithë dashamirësit e librit do të jetë i hapur deri më 24 prill dhe do të jetë i hapur nga ora 10:00 deri në ora 20:00.

Për panairin e librit, Ndërmarrja e Transportit Publik që sot hapi dy linja shtesë me numër 100 dhe 200. / Alsat.mk

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 20:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.