Kryemadhi bën hapa mbrapa dhe del në krah të Metës: Më ka sulmuar si politikane, jo si bashkëshorte. Jam dakord me të për kapjen e SPAK

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 20:43

Kryemadhi bën hapa mbrapa dhe del në krah të Metës: Më ka sulmuar si politikane, jo si bashkëshorte. Jam dakord me të për kapjen e SPAK

Monika Kryemadhi ka komentuar sot deklaratat e Ilir Metës ndaj SPAK dhe Altin Dumanit, për të cilat thotë se është dakord, por jo me gjuhën e përdorur.

“Jam dakord me Metën për kapjen e SPAK nga qeveria, por jo për gjuhën, vjen nga revolta. Në çdo fjalë që ka thënë Meta për kapjen e drejtësisë nga qeveria jam dakort”, tha Kryemadhi.

Ndryshimet statutore

“Në 2003 Partia Socialiste ndryshoi statutin për të larguan Monika Kryemadhin nga partia thoshte o Monika Kryemadhi o Ilir Meta në drejtimin e Partisë Socialiste. Në 2004 kur u themelua Lëvizja Socialiste për Integrim grupi themelues, edhe pse Monika Kryemadhi ishte një nga firmëtaret e themelimit dhe organizatorët bënë  statutin që nuk  lejohet burrë dhe grua në parti dhe pas dy viteve e ndryshuan prap. Mendoj që meritokracinë në një parti  nuk e mbyt dot nepotizmi. Nepotizmi është për institucionet shtetërore kur emëron, ndërsa  deputeti zgjidhet me vota. Mund të të emërojë Ilir Meta deputet, por problemi është që nuk të zgjedhin njerëzit me vota”

Gjuha e Metës ndaj SPAK

“Në çdo fjalë që Ilir Meta ka thënë për kapjen e drejtësie nga qeveria…jam dakord për mënyrën mendoj, e them përsëri vjen revolta, sepse njerëzit në një moment edhe revoltohen. Vazhdoj të mendoj përsëri se SPAK është një vegël e Edi Ramës dhe beteja jonë nuk është me SPAK”.

Jeni dakort edhe me sulmet ndaj Dumani?

“Më fal t’ju bëj një pyetje ju duket normale ju që gazetat e Erion Veliajt hapin faqet në 7 të mëngjesi që SPAK çon tek te tjerët. Pra lajmi kalon nga gazetarët dhe gazetat e Erion Veliajt përpara se te vijë tek qytetarët.”

Jeni ndjerë e sulmuar nga bashkëshorti juaj?

“Mua më shumë sesa më ka sulmuar Rama dhe Veliaj. Pse nuk u dhimbset kjo ju? Bashkëshorti nuk më ka sulmuar si bashkëshorte, por si politikane. Ju ka ardhur keq juve që Veliaj ka paditur në SPAK mamanë time dhe fëmijët  e mi. Ilir Meta më ka sulmuar si politikane, jo si bashkëshorte”.

Do kandidoni për Presidente te PL?

“Unë kandidoj me mendime jo me kandidatura.”

Top Channel

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 20:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.