Mexhiti: Kolaicionin VLEN e kërkoi populli

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 23:01

Mexhiti: Kolaicionin VLEN e kërkoi populli

Kryetari i LD-së, njëherit edhe bartës i Listës për deputetë në Njësinë e parë zgjedhore, Izet Mexhiti, sonte në Tubimin Qendror të Koalicionit VLEN në Strugë është drejtuar me gjuhën e fitores triumfuese duke thënë së koalicioni VLEN do jetë alternativa e vetme e shpëtimit të shqiptarëve nga krimi dhe korrupsioni.

“Komunitetet e vogla janë të vogla, ata duhen të jenë në pushtet për tu ndihmuar komuniteteve të tyre. Prandaj ju dërgojmë porosi që ata do të jenë me frontin sicilian deri më 8 maj, nga 9 maji do të bashkohen me fituesit në kampin shqiptar, koalicionin VLEN”, ka deklaruar Mexhiti.

Mexhiti po ashtu ka shtuar se BDI reciklon tërë kohën 100 figura gjithandej, nëpër pozita drejtori, sikur nuk kemi të rinj e të reja të tjerë kompetentë e të pastër për të kryer detyra. “Ne do ta çlirojmë sistemin dhe do tu japim shans të rinjeve të pergaditur”, tha Mexhiti. Mes tjerash koalicionin e BDI me Menduh Thaçin e të tjerët e quajti koalicion zori, ndërsa bashkimin e opozitës në kolaicionin VLEN tha se e kerkoi populli.

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 23:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.