Ia mësynë Europës në kërkim të votave të mërgimtarëve?
Edhe në zgjedhjet presidenciale e parlamentare të vitit 2024 partitë politike kaluan kufinjt e shtetit në kërkim të votave të mërgimtarëve, shkruan Flaka Media
Dy kampet politike, Fronti Europian – FE dhe VLEN në ditët e para të fushatës zgjedhore parlamentare dhe ditët e fundit të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale, po zhvillojnë betejën elektorale në Gjermani e Austri.
Kryeministri Talat Xhaferi, lideri i ASH Ziadin Sela e ministri i drejtësisë Krenar Lloga me 20 prill kanë caktu takim me bashkëatdhetarët në Austri.
Ndërkohë, krerët e VLEN-it ndodhen në Gjermani në takime me bashkëstdhetarët atje.
Në kërkim të votave, parititë politike jo që zhvillojnë takime me bashkëatdhetarët, por përgatisin edhe transport falas për vajte – ardhje të mërgimtarëve në ditët e votimeve me 24 Prill dhe 8 Maj.
”Miku im nga një shtet n’Perëndim më thotë se, edhe nga VLEN-i, edhe nga FRONTI, e paskan kontaktuar për çmimin e biletave në fillim të majit. Në zgjedhjet e para më 1990, në kohën e PPD-së, kurbetqarët erdhën vet”, shkrujti ditë më parë gazetari Seladin Xhezairi. Flaka Media