Nga shtatzënia, tek armiqësitë e krijuara në “Big Brother Vip”, rrëfehet Sara Gjordeni

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Prill, 2024 21:30

Nga shtatzënia, tek armiqësitë e krijuara në “Big Brother Vip”, rrëfehet Sara Gjordeni

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Modelja dhe këngëtari kanë zbuluar lajmin në një video në rrjetet sociale, ku Bardhi shfaqet duke puthur barkun e partneres.

“Dritë, mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë se dashuria e fortë nuk pyet për asnjë lloj sfide”, shkruan Sara Gjordeni në mesazhin drejtuar foshnjës që mban në bark. Ndërsa këngëtari komentoi: “Sara Gjordeni nana e fmijve të mi”.

Në një postim në “InstaStory”, ish-misi ka zbuluar se është vetëm 4-javëshe shtatzënë dhe se ndanë lajmin me ndjekësit për shkak të gëzimit të madh. Sara Gjordeni u shpreh se nuk do të ketë një rikthim për të dhe Bardhin në shtëpinë e BBV, duke shtuar se “kemi fituar më shumë se fituesi real i këtij edicioni”.

Modelja theksoi se shtëpia e BBV i forcoi lidhjen me Bardhin “prej të cilës po krijohet një frymë tjetër”, duke kërkuar që të respektohet ky moment i tyre.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Prill, 2024 21:30